ITS Albania

Një pamje e plotë mbi transportin publik urban të qytetit tuaj | linja, stacione dhe të dhëna për vendime.

  • Cilat linja përdoren më shumë?
  • Cilat stacione kanë kërkesën më të lartë?
  • Kur ndodhin orët e pikut?
  • Ku duhet investuar?

ITS Albania u jep bashkive dhe operatorëve informacionin e nevojshëm për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve me të dhëna reale dhe jo me vlerësime apo perceptime.

Bashki dhe operator | monitorim në kohë reale me grafikë dhe KPI

Të dhëna në platformë

254

Udhëtime të regjistruara

1

Bashki

15

Operatorë të regjistruar

8

Linja qytetëse

19

Linja rrethqytetëse

Bashkia

Merrni vendime mbi transportin publik bazuar në të dhëna reale, jo në perceptime.

ITS Albania i jep bashkisë një pamje të qartë mbi mënyrën se si përdoret transporti publik në qytet. Nga stacionet me kërkesën më të lartë deri te performanca e operatorëve, platforma ndihmon në planifikimin e investimeve, përmirësimin e shërbimit dhe monitorimin e rezultateve.

  • Identifikoni zonat me kërkesë të lartë
  • Analizoni përdorimin e linjave dhe stacioneve
  • Monitoroni performancën e operatorëve
  • Mbështesni vendimmarrjen me raporte dhe tregues të matshëm
Regjistrim linjash
Regjistrim stacionesh
Regjistrim orari
Regjistrim autobusëve
Shitje biletash
Statistika
Vendime për përmirësime
Grafik | udhëtarë sipas stacionit të hipjes në Portali i Kontrollit të Bashkisë

Udhëtarë sipas stacionit të hipjes

Përdoret për vendime mbi frekuencën e linjave, investimet në stacione dhe kapacitetin e flotës.

Operatori

Merrni kontroll të plotë mbi aktivitetin tuaj.

ITS Albania ju ndihmon të monitoroni shitjet, të ardhurat dhe aktivitetin e flotës në një platformë të vetme, me POS dhe fiskalizim të biletave urbane sipas kërkesave në fuqi. Çdo biletë e regjistruar krijon evidencë të besueshme për raportim, transparencë dhe programe subvencionimi.

  • Shitje të regjistruara dhe të fiskalizuara
  • Kontroll i të ardhurave dhe xhiros
  • Raporte automatike për linjat dhe flotën
  • Evidencë e aktivitetit të operatorit
  • Mbështetje për raportim dhe programe subvencionimi
Regjistrim autobusi
Regjistrim stafi
Shitje biletash
Të dhëna në portal
Panel operatori | shitje, flotë dhe grafikë