1. Kush jemi

Kontrolluesi i të dhënave është ITS SYSTEMS, NIPT M62905204D, Bulevardi Aqif Pasha, Elbasan, Shqipëri. Për çështje privatësie: privacy@its.al.

ITS Fleet është aplikacioni i menaxhimit për operatorët dhe stafin e transportit publik në Shqipëri, pjesë e platformës ITS Control Center.

2. Çka bën aplikacioni

Shfaq linjat dhe ndërrimet, biletat e fundit, shitjet dhe pozicionet e mjeteve në hartë. Është mjet pune për persona të autorizuar; nuk është aplikacion për publikun dhe nuk shfaq reklama.

3. Të dhënat që përpunojmë

  • Llogaria e punës — emri, identifikuesi i hyrjes dhe roli.
  • Sesioni — shenja e identifikimit, e ruajtur në pajisje.
  • Pajisja e besuar — çelësi publik i gjeneruar në pajisje dhe modeli i pajisjes.
  • Aktiviteti në aplikacion — faqet që hapni dhe filtrat, brenda sesionit tuaj.
  • Të dhëna teknike — adresa IP dhe regjistrimet e kërkesave.
  • Harta — pllakat ofrohen nga MapTiler, që merr adresën IP si pjesë e kërkesës.

4. Pajisja e besuar dhe kyçja e aplikacionit

Pas hyrjes së parë pajisja regjistrohet si e besuar, që të mos kërkohet fjalëkalimi çdo herë. Çelësi privat mbetet në Keystore të Android-it dhe nuk dërgohet në server.

Aplikacioni kyçet automatikisht pas 5 minutash pasiviteti; hapja mund të bëhet me gjurmë ose fytyrë, e verifikuar nga Android-i.

5. Bazat ligjore (GDPR)

Përpunimi bazohet në kontratën me operatorin (neni 6/1/b) dhe në interesin legjitim për sigurinë dhe funksionimin e shërbimit (neni 6/1/f).

6. Ruajtja

Të dhënat operacionale mbahen sipas kontratës me operatorin dhe afateve ligjore që zbatohen për të. Regjistrimet teknike të serverit përmbajnë adresën IP, metodën, rrugën e kërkuar (pa parametrat e kërkimit), kodin e përgjigjes, madhësinë dhe kohëzgjatjen; rrotullohen çdo ditë dhe mbahen 14 ditë.

7. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë aksesi, korrigjimi dhe kundërshtimi; mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kërkesat: privacy@its.al.

8. Fëmijët

Aplikacioni është mjet pune për persona 18 vjeç e lart.

9. Lejet

  • Interneti — për të dhënat e platformës dhe hartën.
  • Biometria — vetëm nëse aktivizoni hapjen me gjurmë.

10. Ndryshimet

Kur politika ndryshon, publikohet në këtë faqe me datë të re.

11. Kontakti

ITS SYSTEMS · privacy@its.al · info@its.al